10:34 / 07.08.2019
Adele ka qenë e regjistruar në një faqe për takime ‘online’ në internet
Sot ajo është një prej divave të muzikës botërore, mirëpo vite më parë jeta e Adele ishte krejt ndryshe.
Në vitin 2011, ajo ishte regjistruar për të gjetur dikë në internet përmes një faqe për takime ‘online.
Këngëtarja e hitit “Rolling in the Deep” e kishte bërë këtë gjë pas një ndarje të dhimbshme me të dashurin.
Aso kohe, askush nuk e kishte kontaktuar këngëtaren e famshme për ndonjë takim dhe kështu motivi i saj kishte rënë në pikën zero.
Por gjithçka kishte ndryshuar në momentin kur ajo zbuloi veten e saj në muzikë.
Adele u bë njëra ndër këngëtaret më të mëdha botërore, duke arritur të fitojë disa çmime ‘Grammy’.
Ajo ishte e martuar për vite me radhë me Simon Konecki, me të cilin u nda këtë vit.























