Bella Hadid dhe The Weeknd ndahen për herë të dytë
BKT
Magazina

Bella Hadid dhe The Weeknd ndahen për herë të dytë

Bella Hadid dhe The Weeknd janë ndarë për herë të dytë.

Sipas E! News, modelja 22-vjeçare dhe këngëtari 29-vjeçar i hitit “Starboy” kanë kaluar shumë kohë së bashku, ndërsa punonin në karrierën e tyre, gjë që ka shkaktuar tension.

“Ata janë në vende të ndryshme tani, fizikisht dhe mentalisht”, tha burimi i brendshëm, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

“Bella po përgatitet për angazhimet e javës së saj të modës dhe Abel (The Weeknd) është duke punuar në muzikën e tij dhe debutimin e tij të ardhshëm në aktrim”, shtoi më tej burimi.

“Ata kanë debatuar shumë kohët e fundit. Ata shpresojnë të kthehen së bashku në një moment, por tani për tani po përqendrohen në veten e tyre dhe projektet e tyre”, potencoi më tepër ky burim.

Ata së pari filluan takimet në vitin 2015, kur u takuan rastësisht në festivalin “Coachella”. Por në dhjetor të atij viti, ata u ndanë.

Në shkurt ata u ribashkuan por më pas u ndanë përsëri në fund të vitit 2016.

Në korrik të vitit 2018 Bella dhe The Weeknd u rikthyen përsëri në krahët e njëri-tjetrit.

Ata nuk janë parë së bashku prej muajsh.


MË SHUME NGA Magazina