12:52 / 07.08.2019
Albumi i ri i Post Malone del në shtator
Post Malone ka dhënë lajme të mira.
Artisti 24 vjeçar njoftoi se albumi i tij i ri del muajin tjetër.
“Albumi im i tretë do të dalë në shtator”, tha ai. “Unë mendoj se ju do ta pëlqeni shumë,shumë”.
Së fundmi, ai publikoi këngën me titull “Circles” që është pjesë e albumit të ardhshëm.























