14:13 / 07.08.2019
Merr fund lidhja e çiftit të njohur
Antoni Porowski ka konfirmuar se është beqar mes thashethemeve se ai u nda nga i dashuri, Trace Lehnhoff
“Unë jam beqar tani dhe ishte një mundësi e mirë për t’u lidhur me miqtë”, tha ai për People.
Antoni tha më tej se i pëlqen të ketë darka të vogla në shtëpi. Ai shtoi se bën edhe ushqim për miqtë.
“Të jesh i lirë dhe të argëtohesh me miqtë, është luksi i fundit këto ditë”, tha Antoni.
Burimet thanë se gjërat thjesht nuk po funksiononin më dhe tani të dy po përqendrohen në punë.























