15:25 / 07.08.2019
Betis gati të shpenzojë 28 milionë euro për sulmuesin e Espanyolit
Real Betisi është pranë marrëveshjes për të nënshkruar me sulmuesin e Espanyolit, Borja Iglesias.
26-vjeçari u bashkua me klubin katalan verën e kaluar pas një marrëveshjeje prej 10 milion eurosh me Celta Vigon. Borja Iglesias shënoi 20 gola në 43 paraqitje në sezonin debutues me Espanyolin, ndërkohë që paraqitjet e tij të mira kanë zgjuar interesin e shumë klubeve.
Vetë sulmuesi duket se preferon të kalojë në “Benito Villa Marin”, duke refuzuar të gjitha propozimet e tjera. Për të transferuar 26-vjecarin, Real Betisi është gati të derdhë në arkat e Espanyolit 28 milionë euro.























