Kastrati: Haradinaj e përdori dialogun me Serbinë për karburant elektoral
Analisti politik, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj e përdori dialogun me Serbinë për karburant elektoral.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.
“Haradinaj e përdori dialogun për karburant elektoral. Nëse është dikush që e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë PDK-në në rrafshin politik, është Haradinaj. Ai doli të ishte një kundërshtar politik i madh e agresiv. Unë mendoj që taksa është keqpërdorur në rrafshin politik nga Haradinaj për ta goditur PDK-në para zgjedhjeve”, ka thënë Kastrati.
Kastrati duke iu referuar çmimit që po e paguan Kosova, ka thënë se “Zotërat e Olimpit” nuk punojnë veq me shkop, punojnë edhe me kërbaç.
Ai ka theksuar se taksa ishte e dëmshme dhe se sidoqoftë pa PDK-në dhe LDK-në skena politike e Kosovës nuk mund të imagjinohet.























