Ky është programi i sotëm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do të flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Blerta Ismaili, nxënëse dhe Gent Cërvadiku, nxënës, të cilët flasin për shkollimin në Izrael, një mundësi për nxënësit e suksesshëm.
Kurse Muzafer Shala, ministër në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të na njoftojë për projektet në inovacion dhe ndërmarrësi.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Gjilani do të paraqitet Shefqet Mehmeti, i cili na njofton për oborrin e tij që e shndërron në muze.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























