Kriza politike, Meta: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje
Presidenti Ilir Meta i konsideron zgjedhjet e 13 tetorit si e vetmja zgjidhje politike.
Presidenti Meta shprehet se “vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten”.
Duke vendos theksin te roli i opozitës, Meta shprehet se “nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra. Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës”.
“Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi! 13 tetori po afron!”, shkruan Meta. /ATSh























