Ekstradohet nga Gjermania i dënuari për vrasje në Berat
BKT
Shqipëri

Ekstradohet nga Gjermania i dënuari për vrasje në Berat

Një 56-vjeçar shqiptar, i cili prej më shumë se 2 dekadash kishte rrëmbyer e më pas djegur dy të rinj në qytetin e Beratit, u ekstradua këtë të enjte nga Gjermania në Shqipëri.

Siç njofton Policia e Shtetit, Byniamin Hajro 56-vjeç është dënuar me 25 vite burg pasi akuzohet për vrasjen dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.

Policia saktëson, se dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, në lagjen Vakëf në Berat nga një bandë me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.

Byniamin Hajro ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 25 vite burg. Hetimet për këtë çështje ishin pushuar për të rinisur sërish 17 prill 2012.

Vetëm pak javë më parë, Policia e Beratit publikoi emrin e tij, ndër 16 personat më të kërkuar nga ky dikaster.


MË SHUME NGA Shqipëri