14:38 / 08.08.2019
Çfarë po “zihet” mes Arbanës dhe Arditit?
Disa ditë më parë moderatorja e ekranit shqiptar, Arbana Osmani, ka publikuar në Instastory një foto teksa drekonte me familjen Gjebrea në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit.
Në pamje të parë kjo dukej një drekë mes miqsh, mirëpo me siguri në tavolinë kanë diskutuar edhe për punën. Përflitet se këtë vit Këngën Magjike, Arditi do ta drejtojë me Arbana Osmanin, shkruan class. Ajo çfarë nuk dihet është nëse Arbana do të jetë vetëm në natën finale apo edhe në dy netët e tjera.























