15:02 / 08.08.2019
Zbulohet arsyeja pse Pepe zgjodhi Arsenalin
Agjenti i Nicolas Pepes ka treguar pse zgjodhi që klienti i tij të luajë për Arsenalin.
Sipas tij, klubet e tjera të interesuara, tashmë kishin lojtarët e konfirmuar të sulmit, ndërsa Pepe dëshironte që të ishte lojtari kryesor në ekipin që do transferohej.
“Pesë klube evropiane ishin të interesuara, mirëpo këto klube secila kishte treshen e tyre në sulm. Kishte një sezon fantastik, por kur ka lojtarë të tjerë në ekip behët e komplikuar. Qëllimi ynë është që Nicolas të jetë lojtari më i rëndësishëm në klubin e ri. E ardhmja do të na tregojë që kemi të drejtë”, deklaroi ai.
Sulmuesi me prejardhje nga Bregu i Fildishtë ka arritur të transferohet në “Emirates Stadium” për 80 milionë euro.























