Kastrati: Pavarësisht mbajtjes së taksës mallrat nga Serbia hynë në veri
BKT
Lajme

Kastrati: Pavarësisht mbajtjes së taksës mallrat nga Serbia hynë në veri

Analisti politik Ardian Kastrati ka thënë se pavarësisht mbajtjes në fuqi të taksës ndaj mallrave serbe, megjithatë mallrat nga Serbia kanë depërtuar në tregun e Kosovës.


Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Nuk është e vërtetë që janë ndalur krejt mallrat serbe. Ato po kontrabandohen. Në veri ka mallra sa të duash”, është shprehur ai.

Sipas tij, taksa është dashur të pezullohet ashtu siç kanë kërkuar partnerët ndërkombëtarë.

“Dialogu, deshëm e nuk deshëm ne, është e vetmja stratgji dalëse nga kjo status quo në kuptimin që ne me normalizu rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Kastrati.

Ai ka theksuar se asnjë subjekt politik nuk ka mundur ta përkthejë deri më tash në mirëqenie sociale programin e saj.


MË SHUME NGA Lajme