21:57 / 08.08.2019
Meritan Shabani transferohet në Ligën Premiere
Mesfushori kosovar, Meritan Shabani është zyrtarizuar te Wolverhampton Wanderersi.
Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare pas largimit nga Bayerni.
Mesfushori ofensiv 20-vjeçar ka thënë se është tejet i lumtur që ka kaluar në Premier Ligë.
“Jam i lumtur që kam kaluar më në fund te Wolvesi, projekti këtu është një që më ka gëzuar dhe jam falënderues që kam shansin të dëshmoj veten”, ka thënë ai.























