VIDEO - Nis fushata “Mos e braktis shkollën”, për familjet në nevojë
BKT
Lajme

VIDEO - Nis fushata “Mos e braktis shkollën”, për familjet në nevojë

Nga 1 gushti ka filluar fushata “Mos e braktis shkollën” e cila do të zgjatë deri më 1 shtatorë dhe synon mbledhjen e të hollave për familjet në nevojë.

Rina Zeka, iniciatore e fushatës “Mos e braktis shkollën”, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, fillimisht sqarojë se ky është viti i katërt që kjo fushata për ndihmë fëmijëve në nevojë po zhvillohet me sukses dhe me një angazhim të shtuar.

“Me vetëm 10.00 euro ju mund të gëzoni një fëmijë, po ashtu një familje e cila nuk ka mundësi t'i sigurojë fëmijëve të vet ato pajisje shkollore edhe pse me kosto aq të ulët, sidomos ato familje me shumë anëtarë dhe me shumë fëmijë”, thotë Zeka.

Ai njoftojë se nga java tjetër të interesuarit mund ta kontaktojnë në një zyre që u është dhënë për shfrytëzim në lagjen Ulpiana në Prishtinë, lokacionin e së cilës do ta publikojnë edhe me video gjatë ditëve në vazhdim.

Për fat të keq, thotë Zeka, par këtë fushatë nuk do të ketë xhirollogari aktive.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 

 


MË SHUME NGA Lajme