VIDEO- `Konsullatat tona ballafaqohen me mungesë të objekteve e pajisjeve`
VIDEO- `Konsullatat tona ballafaqohen me mungesë të objekteve e pajisjeve` Konsullata e përgjithshme e Republikës se Kosovës në Frankfurt është një ndër konsullatat më volumin më të madh të punës, ndoshta njëra ndër konsullatat e vendit tonë me volumin më të madh të punës, kjo për faktin se shërben për qytetarët tanë të katër republikave të Gjermanisë, është një numër rreth 100 mijë qytetarë që kanë kërkuar shërbimet e kësaj konsullate. Kështu tha Fatmire Musliu, konsulle në Frankfurt, e cila
Kështu tha Fatmire Musliu, konsulle në Frankfurt, e cila në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1. foli për punën që ajo dhe stafi i saj bënë atje.
Të gjitha konsullatat e Kosovës, thotë ajo, ofrojnë të gjitha shërbimet që i ofron një komunë në Kosovë. Kërkesat e qytetarëve tanë atje janë për shërbime më cilësore, por sipas saj objektet nuk janë adekuate, numri i stafit nuk është i mjaftueshme, pajisjet gjithashtu nuk janë të mjaftueshme, kjo i dëmton ata që kërkojnë shërbimet në konsullatat tona dhe shtonë radhët e qytetarëve para konsullatave.
Musliu thotë se stafi atje përbëhet nga punonjës që janë shkolluar në vendet ku janë hapur konsullatat por edhe nga Kosova. Në diasporë ka edhe kuadro të përgatitura mirë që janë shkolluar jashtë vendit.
Interesimi i diasporës për të ndihmuar Kosovën, sipas saj, është i madh dhe kjo po e ndihmon shumë Kosovën.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























