16:15 / 09.08.2019
Semedo i lumtur te Barcelona
Nelson Semedo ka thënë se është i lumtur të Barcelona dhe nuk po e mendon largimin nga “Camp Nou”.
Ka pasur disa spekulime që mund të largohet këtë verë, mirëpo portugezi e ka refuzuar këtë mundësi.
“Për mua, është shumë e rëndësishme ta dijë se çfarë njerëzit duan prej meje. Ta dish që trajneri, klubi dhe presidenti dëshirojnë që të qëndrosh, atëherë unë nuk kam asnjë arsye për të menduar largimin. Nuk është e lehtë të luash në ekipin e parë sepse ka shumë lojtarë të mirë dhe mënyra e lojës ndryshon nga klubet e tjera. Besoj që do t’i ndihmoj ekipit dhe trajnerit, jam forcuar shumë”, deklaroi ai.























