Rama: Bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n e partnerët po rritet
BKT
Lajme

Rama: Bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n e partnerët po rritet

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n dhe partnerët strategjikë po rritet.

Ai ka folur të premtën në “Imazh” te RTK.

“Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë.  Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar siç e kanë vendet e NATO-s”, ka thënë ai.  “Së shpejti do të vijnë disa donacione”.


MË SHUME NGA Lajme