Veseli: Vetëm lufta kundër korrupsionit mbanë të rinjtë në Kosovë
BKT
Lajme

Veseli: Vetëm lufta kundër korrupsionit mbanë të rinjtë në Kosovë

Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë, ka thënë lideri i PDK-së, Kadri Veseli

Ai ka folur kështu sonte në Kaçanik dhe Ferizaj. 

Njoftimi i plotë:

Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit.


MË SHUME NGA Lajme