22:31 / 09.08.2019
Paçarizi tregon avantazhin dhe disavantazhin e LDK-së
Analisti Rrahman Paçarizi e ka përshkruar LDK-në si një parti që në dy vitet e fundit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por që ia ka dalë mbanë që të jetë stabile.
Ai ka folur të premtën në “Debat” te RTK dhe këtë fakt e ka quajtur avantazh tëi LDK-së.
"Dalja nga një proces i brendshem zgjedhor e bën këtë parti të lëndueshme sepse nuk janë përmbushur aspiratat e të gjithëve. Mund të ndodhë që ky subjekt nuk do të caktojë mandatar për kryeministër për të iu shmangur përplasjeve brenda partisë. Ky eshtë disavantazh”, ka thënë ai.























