23:26 / 10.08.2019
Ky artist tërhiqet nga muzika
Vik Kraja i njohur për publikun shqiptar DJ Vicky ka thënë se është duke u larguar nga muzika.
Kraja i cili ishte pjesë e grupit ‘Threedots’ këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram.
Ai tha se është i lodhur nga njerëzit e paftë që janë në industrinë muzikore.
“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht”, ka shkruar ai në Instagram.























