14:30 / 11.08.2019
Thaçi e Lushtaku te familja e Ilaz Kodrës për Bajram
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Sami Lushtaku kanë vizituar familjen heroit të kombit Ilaz Kodra, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kjo është bërë e ditur nga Lushtaku përmes një postimi në 'Faceook'.
“Në këtë ditë feste të Kurban Bajramit, bashkë me Presidentin Thaçi, vizituam familjen e heroit të kombit Ilaz Kodra. Familjet e tilla si kjo e Ilazit, kanë dhënë shumë qe ne të festojmë këto festa të lirë! SL”, ka shkruar Lushtaku.
























