Pas ndarjes nga Zayn, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Gigit
BKT
Magazina

Pas ndarjes nga Zayn, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Gigit

Tashmë kanë kaluar shtatë muaj që nga ndarja e modeles Gigi Hadid me këngëtarin Zayn Malik.

Kështu, tabloidet e huaja së fundmi kanë spekuluar për një lidhje të re të 24-vjeçares me modelin Tyler Cameron, pasi u fotografuan së bashku, derisa mbrëmjen e kaluar ai fjeti në shtëpinë e Gigit, me ç’rast ngjallën dyshime edhe më shumë sa i përket romancës së tyre.

Nga ana tjetër, Zayn ditë më parë ka vënë në shitje shtëpinë ku jetonte bashkë me ish- të dashurën.

Prestigjiozja”People” ka shkruar se gjatë lidhjes së tyre, Gigi dhe Zayn e kishin atë apartament folenë e tyre të dashurisë dhe duket se për këtë arsye ai ka vendosur ta shesë.

Përderisa Gigi po e shijon lidhjen e re, Zayn tanimë thuhet se është i fokusuar më shumë në karrierë.


MË SHUME NGA Magazina