​Juventusi në pritje te Eriksenit
BKT
Sport

​Juventusi në pritje te Eriksenit

Juventusi është duke u munduar të bëjë marrëveshje me mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen.

Danezit i skadon kontrata sezonin e ardhshëm dhe “Zonja e Vjetër”, është duke u munduar që të bëjë ndonjë marrëveshje në afatin e janarit.

Kampionët e Italisë i transferuan si lojtarë të lirë, Aaron Ramsey e Adrien Rabiot dhe po shpresojnë të njëjtën gjë ta bëjnë edhe me yllin e Spurs.

Sarri ka shfaqur interesim për danezin, nëse dështon transferimi i francezit Paul Pogba, i cili është i lidhur me një kalim te Real Madridi.