17:21 / 14.08.2019
Bale jashtë, Zidane fton James-in
Real Madridi sezonin e ri në La Liga do ta nis kund Celta Vigos, transmeton RTKLive.
“Los Blancos” janë në fazën finale të përgatitjeve para sfidës së parë në Kampionatin e ri që nis këtë fundjave.
Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane akoma nuk ka vendosur nëse për duelin me Celta Vigon do ta ftoj Gareth Bale, e ardhmja e të cilit akoma është në dyshim.
Por, siç raporton “Marca”, tekniku francez pritet për përballjen me Celta Vigon pritet ta thërras James Ridriguez, i cili sot ka stërvitur me grupin.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Celta Vigos do të luhet të shtunën pasdite.























