17:29 / 14.08.2019
Llorente plani B i Napolit, spanjolli preferon rikthimin në Itali
Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente me dëshirë do të pranonte të kthehej në Itali dhe të transferohej në Napoli, raporton “La Gazzetta dello Sport”, transmeton RTKLive.
Llorente është i pritur për të nis një aventure të re në futbollin evropian, dhe duke se spanjolli preferon rikthimin në Seria A.
Ish-sulmuesi i Juventusit, është duke u monitoruar nga krerët e Napolit, por transferimi i tij varet nga e ardhmja e Mauro Icardit.
Në rast se dështon transferimi i Icardit, atëherë napolitanët do të hedhën në sulm për Llorente, i cili tashmë është ndarë me Tottenhamin.























