Joao Mario te Galatasaray?
BKT
Sport

Joao Mario te Galatasaray?

Joao Mario dhe Interi janë afër “divorcit”, raporton “Tuttosport”, transmeton RTKlive.

Portugezi është i vendosur ta mbyll aventurën me internistët. E ardhmja e lojtarit duket se do të jetë Turqia.

Mësohet se gjiganti turk, Galatasaray, është i interesuar për Joao Marion. Klubi turk për ta bindur portugezin duhet t’ia ofroj të njëjtën pagë që aktualisht merr tek Interi.

Por, thuhet se lojtari do të pëlqente transferimin në Stamboll, që do t’i jepte mundësi të luajë në Champions League.