Perisiq: Nuk mund t`i thuash jo Bayernit
BKT
Sport

Perisiq: Nuk mund t`i thuash jo Bayernit

Mesfushori kroat Ivan Perisiq është shprehur shumë i lumtur që i është bashkuar Bayern Munich, transmeton RTKLive.

Kroati dy ditë më parë iu bashkua gjigantit gjerman nga Interi në formë huazimi.

Perisiq duke folur për mediet gjermane, tha se “është e pamundur t'i thuash jo Bayern Munich”.

Reprezentuesi kroat ka premtuar se do të bëj më të mirën për “Bavarezët” në sezonin e ri të garave.