18:14 / 14.08.2019
Suso dëshiron të qëndrojë te Milani pavarësisht ofertave
Spanjolli Suso është i prirur të nënshkruajë një kontratë të re me AC Milan, pavarësisht se ai kërkohet më ngulm nga Lyon dhe Fiorentina, raportojnë mediet italiane, transmeton RTKLive.
Ish-anësori i Liverpoolit dëshiron të qëndrojë në “San Siro”, madje, lojtari është gati të firmos kontratën e re me ‘Rossonerët’.
Pavarësisht se milanistët janë afër nënshkrimit me Angel Correa e Atletico Madridit, megjithatë, Suso nuk dëshiron të largohet nga gjiganti italian, dhe ai është gati t konkurrojë për një vend titullari tek Milani.























