20:12 / 14.08.2019
“Mount, një talent i mrekullueshëm”
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop e ka pranuar që është një fans i mesfushorit të Chelseas, Mason Mount.
Mount do të luajë sot kundër Liverpoolit për Superkupën e Evropës, e cila zhvillohet në Stamboll dhe fillon nga ora 21:00.
“Janë më ndryshe për dallim nga sezoni i kaluar. Mount është një talent i mrekullueshëm, i cili ka një rol të rëndësishëm. Nuk e dimë me çfarë formacioni do të luajnë. Rudiger është rikthyer, andaj mund të bëjnë disa ndryshime”, deklaroi ai.























