Liverpool “sundon” Evropën, mposht Chelsean
RTKLive
Liverpool është fituese e Superkupës së Evropës, pasi që sonte mundi Chelsean, me rezultat 5-4, pas ekzekutimit të penalltive, sepse koha e rregullt dhe loja shtesë u mbyllen baras 1-1 përkatësisht 2-2, transmeton RTKlive.
Fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Europa League-s, u përballen në Stamboll në sfidën e Superkupës së Evropës.
Skuadra e Frank Lampard është shfaqur ekip më i rrezikshëm në fraksionin e parë, ndërsa ndeshjen e zhbllokoi Giroud në minutën e 36-të, rezultat më të cilin ekipi shkuan në pushim.
Ndërkaq, në pjesën e dytë të lojës, djemtë e Jurgen Klopp e nisën furiqshëm dhe qysh në minutën e 48-të përmes Mane barazuan shifrat në 1-1.
Deri në fund të kohës së rregullt, të dy skuadrat patën edhe disa raste të mira, por jo sa për ta shënuar golin e fitores.
Interesante ishte edhe loja në vazhdime, ku u shënuan edhe dy gola. Fillimisht Mane (95’), kaloj në epërsi Liverpoolin në 2-1, duke shënuar dygolësh në këtë takim, derisa Jorginho (101’) shënoi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin në 2-2, rezultat më të cilin u mbyllen 120 minuta lojë.
Nga penalltitë Liverpool u tregua skuadër më e mirë, duke e fituar ndeshjen me rezultat 5-4.























