Bebe Rexha ka një mesazh për producentët e muzikës: Mos bëni kalkulime!
BKT
Magazina

Bebe Rexha ka një mesazh për producentët e muzikës: Mos bëni kalkulime!

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ditë më parë u bë temë e mediave për shkak të një fotografie që publikoi në rrjetin social Instagram.

Bëhet fjalë për një imazh provokues, në mbishkrimin e së cilës shqiptarja tregonte se si një menaxher i industrisë muzikore i kishte thënë se si 29 vjeçare është e vjetër të publikuar fotografi të tilla.

“Së fundmi kam pasur një debat me një producent burrë i cili më ka thënë se jam shumë e vjetër dhe se brendi im është i demoduar. Unë jam një kompozitore, jam 29 vjeçare dhe publikoj fotografi aktraktive në Instagramin tim. Sipas tij, me moshën që kam kjo s’është gjëja e duhur për të bërë”, kishte shkruar Rexha.

E menjëherë pas këtij postimi pasuan komente të shumta në mbështetje të këngëtares, në veçanti nga këngëtarët e famshëm si: Taylor Swift, Rita Ora, The Chainsmokers etj.

Duke marrë parasysh mbështetjen që ka marrë, Bebe Rexha ka vendosur që t’i falënderojë të gjithë, dhe këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

“Faleminderit për mbështetjen në postimin e fundit. Arsyeja pse shkruaj për ato gjëra është se shumë njerëzve u ndodhin në botën e muzikës dhe janë të frikësuar të flasin dhe për mua nuk është frikë dhe dua ta flas të vërtetën. Arsyeja pse e bëj, është se dua t’i ndihmoj të tjerët në botën e muzikës ta bëjnë ndryshimin”.

“Njerëzit duhet të gjykohen nga talenti, jo nga mosha dhe pamja”.

“Unë e dua botën e muzikës, por një gjë që kam mësuar është se nganjëherë njerëzit në botën e muzikës duan të ndjekin rregulla dhe duan këngë hite. Unë e di që të gjithë artistët e mëdhenj, i kanë ndjekur rregullat e tyre dhe e kanë gjetur rrugën pa bërë kalkulime”.

“Të gjithë producentëve, ndiqeni zemrën tuaj dhe nënshkruani kontrata me ata që ua ndjen zemra se duhet ta bëni”, ka thënë artistja shqiptare.


MË SHUME NGA Magazina