Effenberg: Mandzukic transferimi i duhur
BKT
Sport

Effenberg: Mandzukic transferimi i duhur

Legjenda e Bayernit, Stefan Effenberg beson që Bayerni duhet ta bëjë të qartë punën e sulmuesit të Barcelonës, Philippe Coutinho, para se ta rikthejë në ekip sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Kampionët e Gjermanisë janë duke u munduar ta transferojnë në ekip brazilianin për të forcuar sulmin.

Effenbergit i duket më e përshtatshme që “bavarezët” të transferojnë në ekip sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”.

“Coutinho ka kualitete shumë të mira, por për Bayernin është një rrezik. Bayernit i nevojitet dikush që mund t’iu ndihmojë  brenda një kohe të shkurtër, ndërsa Coutinho do t’i nevojitet kohë për t’u përshtatur. Për mendimin tim ka një zgjidhje me të mirë se Coutinho. Mandzukic do të ishte transferimi i duhur, i cili do t’i ndihmonte Bayernit të rikthehet në vendin e duhur”, deklaroi ai.