Juanfran tregon për momentet e vështira tek Atletico
BKT
Sport

Juanfran tregon për momentet e vështira tek Atletico

Ish-mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran, ka thënë se është i gatshëm për të vazhduar karrierën në Sao Paulo.

Juanfran u largua nga Atletico këtë verë. Spanjolli ka thënë se do të jetë e vështirë të luajë për një ekip tjetër, mirëpo është koha të vazhdojë përpara.

“Gjatë jetës time kam dashur vetëm Atletico Madridin, prandaj është pak e çuditshme të veshë një fanellë tjetër. Që prej kohës kur u largova jam lidhur akoma edhe me shumë më klubin. Ky Atletico që është sot, është bërë nga puna e madhe. Kemi kaluar momente të mira dhe të vështira. Dy finalet e Ligës së Kampionëve ishin të vështira, mirëpo ia dolëm t’i harrojmë”, deklaroi ai.