Manchester United huazon Sanchezin te AS Roma
BKT
Sport

Manchester United huazon Sanchezin te AS Roma

Klubi anglez, Manchester United dhe Alexis Sanchez duket se janë farë pran ndarjes, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.

Kiliani prej kohësh është i lidhur me largimin nga “Old Traffordi” pasi që ai nuk është në planet e trajnerit të ‘Djajve të Kuq’, dhe e ardhmja e lojtarit do të jetë larg Manchesterit.

Sipas medieve angleze, Manchester United është i gatshëm të huazojë Sanchezin tek AS Roma.

“Drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm të huazojnë tek Roma sulmuesin Alexis Sanchez”, shkruajnë mediat në ishull.