17:04 / 15.08.2019
PSG kërkon dy yjet e Realit për Neymar
PSG është duke kërkuar mesfushorin Luka Modriq dhe sulmuesin Vinicius Junior si zëvendësim për yllin e skuadrës Neymar.
Reali nuk dëshiron ta humbas brazilianin Vinicius dhe kjo ofertë mund të refuzohet brenda një kohe të shkurtër.
“Los Blancos” i ka ofruar gjigantit francez James Rodriguez ose Gareth Bale, por oferta është refuzuar. Interesim për shërbimet e Neymar ka shprehur edhe Barcelona.























