17:09 / 15.08.2019
Ozil afër DC United, agjenti i tij në Amerikë për bisedime
Agjenti i mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil është në Amerikë për t’u takuar me drejtuesit e klubit D.C United.
Mediat angleze thonë se gjermani mund të transferohet brenda një kohe të shkurtër. DC është pa një sulmues, pasi në janar Wayne Rooney është larguar nga klubi për t’iu bashkuar Derby-t.
Ozil nuk ka luajtur për “Topçinjtë”, që prej kohës kur dy persona tentuan t’ia vjedhin veturën.























