E duan në Spanjë, ja ku kërkon ndihmë Neymar
Është diskutuar shumë për të ardhmen e Neymar JR. Barcelona e Reali i Madridit janë futur në një garë të ethshme për të nënshkruar me të që këtë verë.
Por, përpos këmbënguljes së PSG-së, për të mos ta lënë të lirë, dy gjigantët e La Liga, duhet të përballen me një tjetër realitet. Sulmuesi i Paris Saint Germain ka kërkuar ndihmë nga Zoti në mënyrë që dëshirat e tij të realizohen.
Ai ka ngarkuar një video në rrjetin social "Instagram" ku po udhëton me makinë dhe dëgjon muzikë, ndërsa filmon rrugën, raporton oranews.
"Më mbush me lumturi, Zot", ishin vargjet e këngës, të cilat pritet të frymëzojnë Neymar në prag të sezonit të ri. Për kartonin e tij, Barcelona ka ofruar futbollistët, Ivan Rakitic dhe Coutinho, si dhe 100 milionë euro. Ndërsa Reali është mjaftuar me 80 milionë euro dhe kartonin e Luka Modric.























