18:10 / 15.08.2019
Juve, kandidat kryesor për ta blerë Eriksenin
Ylli danez Eriksen duket se është gjithnjë e më larg Tottenhamit, raportojnë mediet britanike, përcjell RTKLive.
Danezi, i cili kërkohet nga top-klubet evropiane, përfshirë edhe Real Madridin, mund të largohet nga “Spurs” më kosto zëro në vitin 2020.
Megjithatë, krerët e klubit anglez, mund ta shesin lojtarin qysh gjatë kësaj verë. Siç raportohet, tashmë kandidat serioz për ta blerë reprezentuesin e Danimarkës, është gjiganti italian, Juventus.























