Pogba kërkon largimin, kërcënon Manchester Unitedin
BKT
Sport

Pogba kërkon largimin, kërcënon Manchester Unitedin

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba ka kërcënuar bordin e “Djajve të Kuq”.

Francezi po shpreson që të transferohet në Real Madrid, para se të mbyllet afati kalimtar.

Mediat angleze thonë se francezi ka kërkuar nga drejtori i klubit, Ed Woodward të shitet këtë muaj, ose sezonin tjetër do të largohet si lojtar i lirë. 

Woodward po kërkon që lojtari të qëndrojë këtë sezon, mirëpo Pogba ka thënë se nëse nuk shitet brenda një kohe të shkurtër do të luajë derisa kontrata e tij të përfundojë dhe pastaj do të largohet si lojtar i lirë.