Pacolli: Arbën Xhaferi, rilindas modern i kombit shqiptar
Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli, ka kujtuar sot Arbën Xhaferin në përvjetorin e vdekjes së tij.
“Sot kujtoj mikun tim Arbën Xhaferin, një njeri më të cilin me pasion diskutoja për të ardhmen e kombit tonë, një njeri që kishte vizion dhe mision integrimin ndër-shqiptar. Ai ishte një rilindas modern i kombit shqiptar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
“Ai ishte njeriu që kishte shndërruar në alternativa politike qeverisëse dy Lëvizje çlirimtare, atë të Kosovës dhe atë të Maqedonisë si këshilltar, si protagonist i këtyre shndërrimeve properëndimore të kombit shqiptar. Ai i paraprinte proceseve emancipuese të kombit shqiptar me idetë e veta, me platformën e tij kombëtare, me kritikën e vet për dukuritë degraduese, me aksionin e vet politik”.
Pacolli ka pohuar se mësimet e tij janë ndriçuese për shumë prej krizave tona të sotme, për ekstremizmin fetar, për marrëdhëniet me fqinjët dhe për orientimin properëndimor të kombit.
“Na mungon shumë në këto kohë Arbëni”























