Muja: E padrejtë partitë me 5 përqind të insistojnë për kryeministrin
BKT
Lajme

Muja: E padrejtë partitë me 5 përqind të insistojnë për kryeministrin

Analisti politik, Armend Muja, ka thënë se nuk është e drejtë që partitë me 5 përqind të votave ta kenë postin e kryeministrit.

Ai ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Është një parim në praktikat ndërkombëtare. Nuk është e drejt që partitë me 5 për qind të votave të insistojnë për postin e kryeministrit”, ka thënë ai.

Duke folur për qeverinë Haradinaj, ai ka thënë se Haradinaj ishte korrekt kur e shtyu përpara Ligjin për Prishtinën. “Qeveria e tij ishte me numër jashtëzakonisht të madh të zëvendësministrave”, ka thënë Muja.

Kur është ndalur te PDK-ja, ai ka thënë se gjatë dy qeverisjeve të fundit PDK ishte pjesë e koalicionit qeverisës, por nuk e kishte kryeministrin nga radhët e saj, që është paksa e pazakontë.

Teksa ka folur për Vetëvendosjen, Muja ka thënë se ku subjekt shkon me dy karta të forta. “Së pari, ky subjekt kurrë nuk ishte në qeverisje, së dyti ka lider z. Kurti, një person modest”, është shprehur ai. Sipas tij, Kurti nuk ka treguar shkathtësi negocimi.


MË SHUME NGA Lajme