22:33 / 15.08.2019
Sanchez i thotë JO Romes
Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez nuk po dëshiron të largohet nga “Old Trafford”.
Gjiganti anglez ia ka ofruar Romes në formë huazimi, mirëpo kiliani nuk e ka pranuar këtë ofertë.
Ish-sulmuesi i Barcelonës fiton 600 mijë euro në javë dhe ka refuzuar shumë oferta nga klubet e tjera. United është duke u munduar me patjetër ta shesë kilianin këtë verë.























