Arrihet akordi, Lovren te Roma
BKT
Sport

Arrihet akordi, Lovren te Roma

Roma prej kohësh është në kërkim të një mbrojtësi, dhe mesa duket atë e ka gjetur në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, i cili ka vendosur të largohet nga Anglia. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, drejtuesit e Romës kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 30-vjeçarit në “Olimpico”.

Verdhekuqtë kanë propozuar huazimin 1-vjeçar, më të drejtën e blerjes për 25 milionë eurosh, në rast se lojtari zhvillon një numër të caktuar ndeshjesh.

Pasi dështuan të transferojnë Ruganin dhe Aldervilld, italianët tani thuhet se kanë arritur akordin për transferimin e mbrojtësit kroat. Kujtojmë se për Lovren interesohej edhe Milani, por kuqezinjtë nuk arritën një marrëveshje me drejtuesit anglez, dhe u përqendruan  në objektiva të tjerë.