10:34 / 16.08.2019
Haradinaj: Njerëzit që i dhanë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, për të cilin ka thënë se tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare.
“Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar ai në Facebook.























