“Abraham është lojtar i madh”
BKT
Sport

“Abraham është lojtar i madh”

Mbrojtësi i Chelseas, Kurt Zouma ka thënë se bashkëlojtari i tij, Tammy Abraham është një lojtar i madh.

Anglezi dështoi nga penalltia në ndeshjen ndaj Liverpoolit, gjë iu dha trofeun e Superkupës së Evropës ekipit të Klopp.

Mirëpo, Zouma beson që sulmuesi ka treguar kualitet në ndeshjet e mëdha.

“Penalltia është fat. Mos harroni se falë tij ne morëm penallti me të cilën arritëm të barazojmë. Është i ri dhe duhet të mësojë. Është një lojtar i madh”, deklaroi ai.