20:14 / 16.08.2019
“Mourinho u largua nga United se humbi besimin e tërë skuadrës”
Vëllai i Paul Pogbasë, Mathias, ka thënë se ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, kishte humbur besimin e tërë skuadrës.
Mourinho dhe Pogba kishin mospajtime, andaj tekniku portugez u largua nga klubi.
Mathias, i cili luan për ekipin e Manchegos në Spanjë ka thënë se Mourinho nuk është shembulli i trajnerit për t’u ndjekur.
“Mourinho nuk është fitues. Një lojtar nuk mund gjithmonë të mbështesë trajnerin. Mund ta mbështesësh nëse është me ty. I gjithë ekipi dëshironte largimin e tij. Respektoj çfarë ka fituar, mirëpo nuk është ndonjë shembull. Klopp, Zidane dhe Guardiola janë tre shembujt perfekt”, deklaroi ai.























