Liverpool shënon fitoren e dytë në Premier League, mposht Southamptonin
BKT
Sport

Liverpool shënon fitoren e dytë në Premier League, mposht Southamptonin

Liverpool ka shënuar edhe fitoren e dytë në Premier League, duke mposhtur në udhëtim Southamptonin, me rezultat 1-2, të shtunën në javën e dytë të  elitës së futbollit anglez, raporton RTKLive.

“The Reds” që pak ditë më parë fituan trofeun e Superkupës së Evropës, duke mposhtur Chelsean, edhe në duel me Southmaptonin arritën të triumfojnë duke arkëtuar tri pikë të rëndësishme në fillim të këtij sezoni në Premier League.

Sadio Mane (45’) shënoi golin e avantazhit prej 1-0, për skuadrën e Jurgen Klopp, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Lojë dinamike u zhvillua edhe në fraksionin e dytë, derisa Firmino (71’), i dha goditjen e dytë skuadrës nikoqire.

Pavarësisht disavantazhit prej 0-2, Southampton nuk u dorëzua dhe ia doli që përmes Ings (83’), të ngushtojë rezultatin në 1-2, por kjo ishte krejt çfarë bëri skuadra vendëse.

Liverpool më këtë fitore shkon në kuotën e gjashtë pikë në krye të tabelës, aq sa ka edhe Arsenal, kurse, Southampton renditet akoma mbetet pa pikë. /rtklive/