16:17 / 18.08.2019
Can mes PSG-së dhe Bayern Munich
Mesfushori i Juventusit, Emre Can është objektiv i Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, raporton “Calciomercato”, transmeton RTKLive.
Transferimi i Aaron Ramsey tek torinezët ka bërë që Can të mendoj largimin nga kampionët e Italisë.
PSG dhe Bayern Munich raportohet se janë duke e përcjell me kujdes situatën e ish-lojtarit të Liverpoolit.
Madje, tashmë thuhet se dhe krerët e Juvës janë të gatshëm të nisin negociata me klubet e interesuara për Can. /rtklive/























