Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

I ftuari i parë do të jetë Armend Shala, zyrtar për media nga Kryqi i Kuq i Kosovës, i cili do të flas lidhur me Ditën Botërore Humanitare.

Ndërkaq, për të folur për politikat ekonomike dhe lëvizjen e çmimeve në Kosovë, si dhe taksën 100%, reciprocitetet edhe me Maqedoninë e Veriut ndaj disa produkteve, i ftuar do të jetë Safet Gërxhaliu, njohës i qështjeve ekonomike

Lidhje direkte do të ketë nga nisja e edicionit të 38-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipr, prej atje do të flas Shkumbin Munishi, drejtor i seminarit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme