20:23 / 18.08.2019
Korçë, ekspozohen makinat e vjetra dhe bëhen targa të personalizuar
Arditi është një i ri i pasionuar pas makinave të vjetra. Dëshira i ka lindur kur shihte babanë teksa rregullonte makinat në punishten e tij, ndërsa në moshën 16- vjeçare mori makinën e tij të parë.
Ai është bërë pjesë e ekspozitës ‘Retro’ në pazarin e vjetër të Korçës ku u ekspozuan automjete të prodhuara para viteve ‘80. Ai tregon se pasi e bleu këtë makinë iu deshën 2 vjet për ta restauruar.
Ndërkaq një stendë prodhimi targash retro të personalizuara ka tërhequr edhe vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve që janë në Korçë këto ditë.
Me ngjyra dhe mbishkrime të ndryshme sipas dëshirës targat retro mbeten një suvenir i veçantë për t’u pasur./tch























